Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Një grup deputetësh shqiptarë të kryesuar nga kryetari i Komisionit të Jashtëm Parlametar Sabri Godo është nisur sot për në Pekin me ftesë të Asamblesë Popullore të Republikës së Kinës. Në këtë delegacion bëjnë pjesë edhe deputet që janë anëtar të shoqatës Shqipëri-Tajvan, e ngritur me inisiativë të deputetit të pavarur Nikoll Lesi.

Sipas deputetit Godo qëndrimi zyrtar ndaj Tajvanit nuk ka ndryshuar, ndaj Kina nuk k apse të shfaq pakënaqësi ndaj Shqipërisë. Nuk do të ncitohemi për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Tajvanin ka thënë deputeti Godo. Sipas tij do të synohet që Kina të mbaj qëndrim më të ekulibruar ndaj Kosovës në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Ndërkohë sot ka përfnduar vizitën e tij dy ditore në Itali Kryeministri Majko. Gjithashtu Kryeministri Majko ka marrë pjesë në ceremoninë e firmosjes së protokollit për ndihmën dhe bashkëpunimin midis qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për vitin 1999 të quajtur “Paketa Anxhoni”, me një vlerë prej 70 miliard liretash ndihmë.

Duke folur për prespektivën që hapet në të gjithë rajonin gjatë implementimit të Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindor, kryeministri Majko ka thënë se në projektet e iniciuara duhet të merren parasysh realitetetet e krujuara në Ballkan dhe hapësira e re ekonomike që po krijohet. Duke analizuar situatën në rajon, kryeministri Majko ka thënë se zhvillimet në Serbi përbëjnë një problem serioz për komunitetin ndërkombëtar.

Ndërkohë dhe Presidenti Mejdani është nisur për në kryeqytetin e Gjermanisë Bon me ftesë së shoqatës së gazetarëve europian. Ai do të paraqes përpara këtij forumi pikpamjet e shtetit shqiptar mbi Kosovën, Paktin e Stabilitetit të Eropës Juglindore dhe marrdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame