Një deklaratë e Ministres së Jashtme Donika Gervalla dhënë vite më parë se do të dërgoj materiale në Hagë sapo të formohet Gjykata speciale ka bërë që ditëve të fundit të akuzohet si dëshmitare e kësaj gjykate kundër ish-komandantëve të UCK-së.

Megjithatë pas një takimi që zhvilloi në mëngjesin e së enjtes më ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë ajo ka mohuar këto akuza.

“Një përgjigje e shkurtër. Jo as nuk kam qenë e as nuk jam”, është shprehur ajo.

Debati është zhvendosur në Kuvendin e Kosovës ku ministrja Gërvalla i ka quajtur fajtor deputetët të cilët e kanë votuar gjykatën speciale.

Gjykata speciale nuk është e instaluar nga Serbia, Gjykata Speciale në Hagë është e instaluar nga ju. Pse është e instaluar nga ju, jo vetëm qe nuk e keni luftuar, por nuk keni ndërmarrë asgjë për gjykimin e dënimin e krimeve te pasluftes. Gjykata Speciale nuk ka pikur nga qielli ju e dini shumë mirë se si është krijuar Gjykata Speciale.

I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit të PDK-së Abelard Tahiri.

“Ju jeni përfaqësuese e Serbisë në Kosovë. Sot na e dëshmove që Republika e Serbisë nuk ka nevojë me u marrë me neve se të ka ty. Ajo gjykatë është bërë prej njerëzve sikur ju. Sot nuk ka nevojë me dal Daçiqi se është Donika Shwarz, se emrin tjetër po me vjen marrë me ta përmend. Ti sot më shumë ngjason me ambasadorin e Serbisë se sa si ministre e Punëve të Jashtme. Dil kërkoju falje viktimave, grave të dhunuara për atë që e the”, u shpreh ai .

Seanca e sotme u përcoll me tensione pasi deputetet kane lëshuar seancën.

Gjatë largimit të deputetëve të PDK-së, në dera e sallës së Kuvendit, pati një tentim për përleshje. Deputeti Memli Krasniqi dhe Ardian Kastrati nga PDK-ja janë përplasur me ministrin Faton Peci. Më pas në tollovi është bashkuar edhe deputeti Hajdar Beqa.

Paraprakisht, mes deputetëve pati fyerje e ofendime të rënda.

Ishte LDK-ja e cila e lëshoi e para seancën pas shefi i këtij grupi parlamentar ka kritikuar nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci se nuk po i trajtohen njëjtë deputetët dhe se më shumë kohë po ju jep ministrave të deklarohen.

Klan News