Mbeshtetësit e Bashës, thirrje për votime të shtunën
Një ditë pasi Këshilli kombëtar i Partisë Demokratike anuloi mbajtjen e zgjedhjeve për kreun e ri të Partisë Demokratike, 7 deputetët mbështetës të Gazment Bardhit çuan në gjykatë kërkesën për të çrregjistruar nga regjistri i partive politike si kryetar Lulzim Bashën.
Në një prononcim për mediat, ata thanë se askush nuk ka të drejtë të privatizojë Partinë Demokratike dhe se ky vendim ka për qëllim forcimin e PD-së.
Por Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa ka ironizuar kolegët e tij, duke i uruar suksese partisë së parë dixhitale në vend.
Më herët, mbështetësit e Lulzim Bashës ftuan 25 mijë anëtarët që të marrin pjesë në votimet e së shtunës për kreun e ri të PD-së.
Tv Klan