Zgjedhjet e 11 Majit i vunë kandidatët për deputetë, disa në listë të hapur e disa të tjerë në listë të mbyllur. Këta të fundit e patën disi më të lehtë garën pasi nuk iu nënshtruan votës preferenciale, por ndryshe mund të themi për ata që u futën në listën e hapur.

Kandidatëve iu desh të bënin betejë të fortë teksa numërimi tregoi se edhe 1 votë ia vlente pasi mund ta ndryshonte rezultatin.

Mes tyre ka edhe emra që përgjatë këtyre 4 viteve kanë qenë në Kuvend. Ata vijojnë të jenë deputetë pa nisur legjislatura e ardhshme, por nga Shtatori nuk do t’i shohim më teksa debatojnë në foltoren e Kuvendit.


Pandeli MajkoAi ka pasur një karrierë të pasur politike ku ka mbajtur postin e kryeministrit, ministrit të Mbrojtjes dhe ministrit të Diasporës. Majko është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në 9 legjislatura, por Kuvendin e ardhshëm nuk arriti të fitonte një vend. Ai mori 6736 vota.   

Pandeli Majko

Lulzim Basha – Dikur kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ia doli në këto zgjedhje të fitonte një karrige në Kuvend nëpërmjet Koalicionit Euroatlantik. Basha arriti të mblidhte vetëm 1529 vota më 11 Maj.

Lulzim Basha

Ilir Meta Bën përjashtim nga emrat e tjerë në këtë listë pasi nuk është deputet, por padyshim “big” i politikës. Ish-kryeministri, ish-presidenti dhe ish-kryetari i parlamentit nuk arriti të fitojë dot mandatin e deputetit në Qarkun e Tiranës. Ai fitoi 7981 vota. Nga burgu, aty ku ndodhet prej Tetorit të vitit 2024, ai tha se nuk mund të pranojë “asnjë marifet apo zgjidhje pragmatiste që shkon në kundërshtim me kauzat madhore” për cilat ka luftuar dhe do të luftojë gjithmonë.

Ilir Meta

Mimi KodheliAjo është zgjedhur 4 herë deputete në Kuvend që prej vitit 2009. Kodheli ka mbajtur postin e ministres së Mbrojtjes në mandatin e parë të qeverisë Rama. Më 11 Maj mori 4351 vota.

Mimi Kodheli

Xhemal QefaliaIsh-ushtaraku, ish-drejtuesi i disa institucioneve në Ministrinë e Drejtësisë dhe ish-këshilltari në Prokurorinë e Përgjithshme ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura. Këto zgjedhje luftoi fort me Ornaldo Rakipin, por nuk arriti ta kapë dot karrigen në Kuvend. Ai mori 9950 vota. Është mes kandidatëve që kanë kërkuar nga KQZ-ja pamjet filmike të numërimit të votave.

Xhemal Qefalia

Blerina GjylametiAjo nuk ia doli të fitonte një karrige në Kuvend përballë Olta Xhaçkës. Grumbulloi 4148 vota më 11 Maj ndërsa Xhaçka vetëm 140 më shumë. Edhe ajo ka kërkuar pamjet filmike të numërimit të votave nga KQZ.

Blerina Gjylameti

Ermonela Felaj (Valikaj)Ka qenë ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe nënkryetare e Kuvendit të Shqipërisë. Më 11 Maj mori 4550 vota.

Ermonela Felaj

Etilda GjonajDikur ministre e Drejtësisë, Gjonaj në këto zgjedhje grumbulloi 5569 vota. Ka kërkuar po ashtu pamjet filmike të numërimit të votave.

Etilda Gjonaj

Klotilda BushkaPrej vitit 2017 e në vijim, Bushka ka qenë deputete e Kuvendit. Në këtë zgjedhje grumbulloi 3088 vota.

Klotilda Bushka

Arben PëllumbiArben Pëllumbi ka qenë deputet në Kuvend prej vitit 2017. Më 11 Maj mori 1958 vota.

Arben Pëllumbi

Edona BilaliU zgjodh për herë të parë deputete në zgjedhjet e vitit 2021. Në këto zgjedhje pavarësisht se ishte e para në listën e hapur në Shkodër nuk arriti të futej dot në Kuvend. Socialistët fituan 4 mandate, aq sa ishin caktuar në listën e mbyllur, duke mos i dhënë Bilalit një karrige në parlament, pavarësisht 9924 votave të marra.  

Edona Bilali

Toni GoguU bë deputet në zgjedhjet e vitit 2021. Më 11 Maj mori 6680 vota.

Toni Gogu

Etjen XhafajMori mandatin në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e 2021-shit. Në këto zgjedhje grumbulloi 1196 vota.

Etjen Xhafaj

Enslemvera ZakeDeputete prej 2021-shit nga qarku i Korçës. Luftoi fort deri në fund me kolegen socialiste Besa Spaho, por në fund nuk ia doli. Mori 7361 vota.

Enslemvera Zake

Florenc SpahoKa qenë deputet prej vitit 2019 e në vijim në Elbasan. Grumbulloi 3095 vota.

Florenc Spaho

Ilir NdraxhiDeputet në Kuvendin e Shqipërisë prej vitit 2017 nga Qarku i Durrësit. Mori 8241 vota.

Ilir Ndraxhi

Plarent NdrecaU betua në Kuvend si deputet në vitin 2024 duke pasuar mandatin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Mori 4938 vota në zgjedhje.

Plarent Ndreca

Edmond SpahoDeputet prej vitit 2013. Ka mbajtur edhe postin e zëvendëskryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Në këto zgjedhje mori 2995 vota.

Edmond Spaho

Andia UlliriU zgjodh deputete në vitin 2021. Ajo mori 6001 vota më 11 Maj.

Andia Ulliri

Qani XhafaU bë deputet në vitin 2023 pasi Luçiano Boçi la detyrën për të garuar në zgjedhjet lokale në Elbasan. Mori 6444 vota më 11 Maj.  

Qani Xhafa

Kreshnik ÇollakuU bë deputet në zgjedhjet e 2021. Mori 1468 vota më 11 Maj.

Kreshnik Çollaku

Lodovik HasaniDeputet i Partisë Demokratike prej vitit 2021. Më 11 Maj mori 1914 vota./tvklan.al

Lodovik Hasani