Deputeti i Partisë Socialiste Agron Çela ka dëshmuar sot në SPAK për 90 minuta. Sipas gazetarit të Klan News, Besar Bajraktari, Çela ka dëshmuar në lidhje me hetimet për çështjen CEZ-DIA si person që mund të ketë dijeni.

Pas dëshmisë 90 minuta, jashtë ambienteve të SPAK gazetarët pyetën deputetin Çela çfarë dëshmoi para prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

Çela u shpreh shkurtimisht se “kam ardhur për punët e mia, Ilir Metën e njeh e gjithë bota, kam marrëdhënie të shkëlqyera. Kastriot Ismailajn nuk e njoh, kush është ky”?

Javën e kaluar për të njëjtën çështje që po hetohet nga SPAK u pyet edhe ish-Presidenti Ilir Meta si person që mund të ketë dijeni.

/tvklan.al