Deputeti Beqja kundër qeverisë për sigurinë ushqimore

Deputeti Beqja kundër qeverisë për sigurinë ushqimore

16:01 19/09/2019

Të falen gjobat e AKU për abuzuesit

Në kohën kur qeveria po kërkon të forcojë dënimet për ata që cënojnë sigurinë ushqimore, deputeti Ilir Beqja propozon që të falen gjobat që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u ka vendosur operatorëve që merren me prodhimin apo tregtimin e produkteve ushqimore.

 E ndërsa bie në kundërshtim me nismat e qeverisë, madje duke u bërë palë me abuzuesit, në relacionin e  projektligjit “për faljen e gjobave të vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndaj operatorëve të biznesit ushqimor”, thuhet se qëllimi i projektligjit është lehtësimi i barrës së operatorëve ekonomikë që kanë aktivitet kryesor prodhimin, përpunimin dhe shpërndarjen me shumicë të ushqimeve si dhe shitjen me shumicë të prodhimeve shtazore, të cilët janë gjobitur nga AKU-ja pasi nuk kanë qenë të licencuar për ushtrimin e aktivitetit në momentin e kryerjes së kontrollit. 

Në propozimin e tij, deputeti Beqja thotë se inspektimet e AKU janë shoqëruar me vendosjen e gjobave në përputhje me përcaktimet ligjore të legjislacionit në fuqi për ushqimin dhe sigurinë ushqimore, por që sipas tij operatorët që merren me produktet ushqimore për konsumatorin kanë qenë të painformuar për licencat që duheshin për ushtrimin e aktivitetit.

Pak kohë më parë qeveria miratoi ashpërsimin e Kodit Penal për ata që cënojnë sigurinë ushqimore të konsumatorëve shqiptarë. Dënimet deri 15 vite burg për abuzuesit me sigurinë ushqimore përfshin të gjithë produktet e importuara si dhe ato të prodhuara dhe përpunuara në vend.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori