Deputeti gjerman i Bundestag-ut dhe raportuesi special i koalicionit qeverisës për Ballkanin, Peter Beyer, do ta vizitojë Beogradin në fillim të javës që vjen.

Peter Beyer do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ministrin për Integrim Europian, ministrin për Punë të Brendshme dhe drejtorin e Zyrës për të ashtuquajturën “Kosovë dhe Metohi”.

Nuk dihen ende temat që do të diskutohen gjatë takimeve. /KlanKosova