Peter Beyer: Partitë politike të kontribuojnë në Këshillin Politik

Deputeti gjerman, Peter Bojer, pjesë e grupit të CDU/CSU në Bundestagun gjerman fton të gjitha palët politike në Shqipëri të bashkëpunojnë për ndryshimet kushtetuese të 30 Korrikut.

Në një reagim ku përshëndet miratimin e marrëveshjes së 5 Qershorit, Bojer thotë se partitë brenda dhe jashtë parlamentit duhet të kontribuojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe konstruktive në Këshillin Politik, pasi nuk ka kohë për t’u humbur deri në 30 Korrik.

“I mirëpres ndryshimet në ligjin zgjedhor në Shqipëri. Duhet vënë në zbatim plotësisht. Të gjitha partitë politike, brenda dhe jashtë parlamentit duhet të kontribuojnë tani në mënyrë konstruktive dhe të përgjegjshme me argument në Këshillin Politik. Nuk ka kohë për të humbur deri në 30 Korrik. Është për shqiptarët në BE”, ka qenë mesazhi i Bojer për palët politike në Shqipëri.

Tv Klan