Gjatë një lidhje me “Skype” me emisionin “Rudina” në Tv Klan, deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati i kujtoi kohën e gjimnazit prezantueses Rudina Magjistari.

Ervin Bushati: Në gjimnaz kemi qenë bashkë dhe të mbaj mend shume mirë tek “Qemal Stafa”.

Rudina: Seriozisht?

Ervin Bushati: Ke qenë një vajzë simbol dhe vazhdon e je vajza simbol e “Qemal Stafës”. Po kemi qenë o me një vit, o me dy vite diferencë bashkë, kështu që të mbaj mend shumë mirë.

Rudina: Ua, ky detaj më paska shpëtuar dhe më vjen shumë inat. Ndoshta duhet t’u rikthehem fotove të Gjimnazit, se aty duhet të jemi diku. Detaj i bukur ky, më pëlqen. Ervin është hera e parë që komunikojmë sëbashku se ndoshta do ta kisha mësuar më herët këtë detaj.

Ervin Bushati: Po, po.

Rudina: Të falenderoj që e mban mend këtë kujtim. Ja si vjen jeta, e ke menduar që do të bëheshe deputet, do të merreshe një ditë me politikë?

Ervin Bushati: Rudina, ti mbahesh mend dhe ke për t’u mbajtur mend gjithmonë.

Rudina: Sepse unë në atë kohë kisha filluar të merresha me televizion dhe është shumë normale që dikush që del në TV, një ekran që ishte atëherë, vetëm një kanal, binte shumë në sy.

Ervin Bushati: Po. /tvklan.al