Jamie Wallis deklaroi se planifikon të ndryshojë identitetin gjinor

Një deputet nga radhët e Partisë Konservatore të kryeministrit britanik Boris Johnson do të bëhet ligjvënësi i parë transgjinor në Mbretërinë e Bashkuar.

Jamie Wallis, i cili përfaqëson një zonë në Uells, përmes një deklaratë tregoi se ai është diagnostikuar me disfori gjinore dhe se planifikon që të ndryshojë identitetin e tij.

Në një deklaratë tejet personale, Wallis përshkruan një seri ngjarjesh traumatike në jetën e tij të cilin e kanë shtyrë të marrë vendimin për të treguar të vërtetën.

37-vjeçari thotë se ka dashur të largohet më parë nga politika, para se të ndante lajmin. Deklarata u prit me mesazhe mbështetjeje nga kryeministri, ministrja e Jashtme Liz Truss, ministri i Irlandës së Veriut Brandon Lewis si dhe anëtarë të tjerë të parlamentit.

Johnson falënderoi Wallis, duke thënë se ndarja e kësaj historie shumë personale kërkon kurajo dhe guxim të madh.

Klan News