Deputeti i Partisë Demokratike, Agrom Gjerkmarkaj, ka deklaruar sot se nëse Sali Berisha fiton betejën me Lulzim Bashën brenda Partisë Demokratike ai do të largohen nga partia.

I ftuar në spektaklin e humorit në Tv Klan “Klanifornia” përball Gilberit, deputeti tha se ai do të dilte i pavarur, pasi e quan “Foltoren” lëvizje anti-amerikane.

Gilberti: Të dalim tek pyetjet që unë i quaj peshat e rënda, përgatituni shpirtërisht. Brenda Dhjetorit Berisha merr PD-në, çfarë do të ndodhë më ju?

Agron Gjerkmarkaj: Unë kam shumë respekt për Sali Berishën, kam patur gjithmonë.

Gilberti: Sigurisht që do kesh, nuk ka shans që të mos kesh respekt për Sali Berishën në këtë studio. Vazhdo tani.

Agron Gjerkmarkaj: E di afilacionin e studios për doktor Berishën, por nëse triumfon ajo që unë e kam quajtur perspektiva amerikane e “Foltores” unë do jem jashtë partisë demokratike.

Gilberti: Po ku do shkosh?

Agron Gjerkmarkaj: Do rri i pavarur.

Gilberti: Do vesh tek LSI-ja?

Agron Gjekmarkaj: Do rri për qejfin tim i pavarur, mua më pëlqen pavarësia. Po ndodhi është gjë e mirë se më jem mundësinë që të jem i pavarur./tvklan.al