Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar pas lajmit se deputeti i opozitës parlamentare Adriatik Alimadhi është infektuar me Covid -19.

Alimadhi në një postim në Facebook akuzoi qeverinë se nuk po funksionon siç duket struktura shëndetësore, ndërsa Ramës i tha që të mos bënte propagandë.

Rama shkruan se i mirëkupton fjalët e tij, ndërsa i kërkon që të ndjekë këshillat e mjekëve.

“I uroj shëndet e shërim të shpejtë zotit Alimadhi dhe i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët!“, shkruan Rama në Tëitter. /tvklan.al