Teksa fushata zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës merr formë gjithnjë e më shumë, vjen sulmi i parë për Donald Trump. Përfaqësuesi republikan i Miçiganit në Kongres, avokati Justin Amash, kërkoi shkarkimin e Presidentit amerikan.

Përmes një letre Amash pretendon se raporti i Prokurorit Special Robert Mueller, provon se Trump është i përfshirë në veprime që justifikojnë shkarkimin e tij, pavarësisht shpjegimit që i bëri këtij raporti prokurori i përgjithshëm Uilliam Barr. Sipas avokatit republikan,kryeprokurori Barr, e ka keqinterpretuar me vullnet të plotë raportin për bashkëpunimin e Trump me Rusinë.

Bëhet fjalë për sulmin e parë që i bëhet presidentin Trump nga brenda partisë së tij.

Sakaq sondazhet në SHBA flasin për një epërsi të konsiderueshme të ish-zv/presidentit demokrat Joe Biden. Sipas Fox News, Biden ndodhet 11 pikë përqindje përpara Trump, 49% kundrejt 38%.

Tv Klan