Rrahman Rraja nuk po e vlerëson mundësinë e lënies së mandatit të deputetit edhe pas arrestimit të të birit se ka përndjekur 25-vjeçaren Xhisiela Malokut.

I akuzuar nga ish-oficeri Emiljano Nuhu se është përfshirë në kërcënime një punonjësi policie për të mbrojtur të birin Rexhepin, deputeti e mohon se djali i tij ka ushtruar dhunë.

Pas fjalive të shkëputura pasi doli nga zyra e Taulant Ballës në Kryesinë e Kuvendit, deputeti Rraja në një postim në rrjetet sociale deklaron se s’ka marrë pjesë në asnjë lloj presioni mbi policinë dhe thotë se ka kërkuar të hetohet vendndodhja e tij atë ditë.

“Mos prisni nga unë që të bëhem prokurori i tim biri dhe mos keqpërdorni fjalët e mia si baba”

, shkruan deputeti i Krujës duke shtuar se prokuroria duhet ta hetojë çështjen deri në fund. Ai flet për marrëdhënien miqësore mes familjes së tij dhe znj. Maloku, si dhe një marrëdhenie dashurie mes të birit dhe saj.

“Pavarësisht asaj që mëndoj unë –

shkruan Rraja –

kjo çështje i takon drejtësisë, jo politikës

“.

Edhe Taulant Balla i akzuar nga nënoficeri Emiljano Nuhu se ishte prezent në Komisariatin e Fushë-Krujës kur u kërcënua me armë nga deputeti Rraja, mendon se largimi i deputetit mund të vijë vetëm nëse ka një akuzë nga organi i Prokurorisë.

“Pse mbi bazë thashethemesh do e heqim deputetin”,

tha Balla.

Ashtu si Kryeministri, Balla kërkon që Nuhu të përgjigjet përpara drejtësisë sepse ka shkelur ligjin .

Ndëshkim ligjor Balla kërkon dhe për Lulzim Bashën, që për të është urdhëruesi i këtij inskenimi politik.

Tv Klan