Depoziton nismën në Parlament: Miratoni sa më shpejt rezolutën

Pak ditë pasi presidenti Zelensky foli për incidentet në veri të Kosovës deputeti Oleksiy Goncharenko, ka dorëzuar një draft-rezolutë në Parlamentin e Ukrainës, ku bëhet thirrje që ky shtet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Goncharenko shpreson se Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur.

Sipas tij Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të përkrahë demokracinë kudo në botë ndaj duhet që ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më parë të jetë e mundur.

Sipas deputetit Goncharenko, shpallja e pavarësisë së Kosovë nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Ai i referohet vendimit të vitit 2010 nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në kuadër të OKB-së qe pranoi se shpallja e sovranitetit shtetëror të Kosovës nuk bie në kundërshtim me normat e së drejtës ndërkombëtare, nuk shkel asnjë rezolutë dhe akte ndërkombëtare.

22 nga 27 vendet anëtare të BE-së, tashmë e kanë njohur Kosovën. Po ashtu Kosova njihet nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Britania e Madhe. Për deputetin ukrainas në asnjë mënyrë Kosova nuk duhet të krahasohet me republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut në lindje të Ukrainës.

Deputeti Goncharenko, ishte aktiv dhe mbështeti Kosovën edhe në ditën kur situata në Veri u përshkallëzua, pas fillimit të implementimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe kartat e identitetit.

Ai pati thënë se “nëse Serbia sulmon Kosovën, ukrainasit duhet të mbrojmë kosovarët duke dërguar trupa ushtarake në veri të saj”.

Klan News