Blerina Gjylameti deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës më datë 23 Tetor ka njoftuar përmes Facebook se është infektuar me Covid-19. Por prej një jave tashmë ka dal negative.

Blerina është nënë e një djali 11 vjeç që quhet Joel dhe në pritje të ëmbël të një tjetër djali në muajin e 9.

Ajo ka qenë në një lidhje me Skype në emisionin e Rudina Magjistarit në Tv Klan, ku ka treguar për eksperiencën e saj dhe sa të vështirë e ka patur ta përballojë këtë sëmundje duke qenë se është dhe shtatzënë në muajin.

Blerina Gjylameti: Është e vërtetë që kur je në pritje të një fëmije çdo gjë bëhet edhe më e vështirë nga pikëpyetjet që ke. Normalisht që nga ata që janë të infektuar me Covid-19, ka pikëpyetje sepse është një situatë shumë e re për të gjithë ne dhe e pa testuar më parë, por kur pret një fëmijë pyetjet shtohen më shumë. Ajo që është më e rëndësishme në këto momente është qetësia dhe këshillimi me mjekët.

Rudina Magjistari: Cilat kanë qenë simptomat e para që vutë re?

Blerina Gjylameti: Kam pasur simptoma të lehta, kam pasur një ngacmim në fyt, një temperaturë e cila ishte 37.5 dhe e gjitha kjo e shoqëruar me pikëpyetjet që kisha, iu drejtova institucioneve për të bërë dhe tamponin përkatës.

Rudina Magjistari: A ka qenë e vështirë ta kalonit këtë periudhë që keni qenë e infektuar dhe izoluar?

Blerina Gjylameti: Vështirësitë e para ishte më shumë fakti se çfarë do të ndodhë më pas sesa shqetësimet e mëdha të momentit. Më pas kjo ishte e kombinuar nëse ishin shqetësime të shtatzënisë apo të virusit dhe kjo e bënte të vështirësohej më shumë situata. Ajo që kam patur më shumë problem, ka qenë vështirësia me frymëmarrjen ku u drejtova edhe në spital për të bërë skaner të mushkërive për të patur nëse kishte ndonjë prekje të lehtë të mushkërive gjë që u vërtetua se ishin prekur.

Unë kam patur një trajtim me medikamente me antibiotikë, ishin shumë të lehta. Këto ishin në bazë të një konsulte që u bë nga mjeku pleumolog dhe mjekja gjinekologe për t’i paraprirë dhe situatave të tjera që kanë të bëjnë edhe me situatën time që ishte pak më specifike se rastete e tjera që kishte të bënte me shtatzëninë. Nuk ishin medikamente të rënda, por medikamente të lehta që mund të përdoren dhe në shtatzëni. /tvklan.al