Projekti “Maskat Hopla Hope”, po gjen një mbështetje të madhe dhe gjithnjë e më shumë individë duan të kenë një maskë të tillë. Projektin e kanë përqafuar edhe përfaqësues të parlamentit shqiptar, një prej të cilave është deputetja e kuvendit, Eglantina Gjermeni. Ajo u shfaq në seancën plenare të ditës së enjte me maskën Hopla.

Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte deputetja Gjermeni, e cila foli për rëndësinë e mbështetjes të nismave të tilla njerëzore, që në zymtësinë e gjithë kësaj periudhe që po kalojmë japin shumë dritë dhe ngjyrë.

Eglantina Gjermeni: Në fakt kur e pashë Suelën me maskën e bukur në Facebook më pëlqeu shumë, më tërhoqi dhe direkt i shkrova sapo e pashë. Për më tepër kur e mora vesh që ishte bërë nga gra artizane, që sapo kishin filluar ti prodhonin. Shumë dëshirë dhe dashuri duke njohur përkushtimin, angazhimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm, që Suela bashkë me ekipin e saj japin. Unë e vura maskën edhe se më pëlqeu, edhe se në gjthë atë zymtësinë e kësaj periudhe që po kalojmë, jepte shumë dritë dhe ngjyrë. Mendova që sigurisht duke e vënë unë dhe duke dhënë një mesazh dhe duke e shpërndarë në Facebook, edhe do shiteshin më shumë, gratë artizane do punonin më shumë, për të prodhur më shumë maska. Misioni i kësaj organizate do të vazhdojë të plotësohet./tvklan.al