Manchester City-Chelsea, përballja për titullin Europian

Chelsea iu bashkua Manchester City në finalen e Champions League për këtë vit, duke e kthyer në një derbi anglez që përsëritet pas 13 vitesh. Golat e Werner dhe Mount vendosën fitoren 2-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e kthimit të mërkurën të Londër. Ndeshja e parë përfundoi në barazim 1-1, duke i dhënë shansin Chelsea të luajë sërish për titullin pas atij të fituar në 2012.

Një sukses edhe për Thomas Tuchel, i cili bëhet i pari trajner gjerman që luan dy finale radhazi. Sezonin e kaluar ishte në krye të Paris Saint Germain që u mund 1-0 nga Bayern Munchen.

“Nuk ka qenë lojtar i këtyre niveleve dhe jam me fat që stërvis ekipe të tillë”.

Finalja Manchster City-Chelsea do të luhet më 29 maj në Stamboll, hera e tretë që janë në garë dy skuadra nga Premier League. Për City është finalja e parë në Champions League, ndërsa në fitoi 1970 Kupën e Kupave, i vetmi trofe Europian. Chelsea numëron 1 Champions, 1 Superkupë të Europës dhe 2 Europa League dhe 2 Kupë Kupash.

Tv Klan