Liverpool e Tottenham “peshkojnë” te Benfica dy talentet portugezë

Liverpool e Tottenham janë gati të duelojnë edhe në merkaton e verës. Pas rivalitetit për një biletë në Ligën e Kampionëve, dy ekipet e Premiere League kanë edhe dëshira të ngjashme për të ardhmen. Skautë të skuadrave kanë ndjekur nga afër talentët e Benfikës, Antonio Silva dhe Florentino Luis. Qendërmbrojtësi dhe mesfushori kanë dhuruar performancë të mirë në fushën e lojës, duke tërhequr kështu vëmendjen e skuadrave më të rëndësishme Europiane.

Silva përfaqësoi Portugalinë në Kupën e Botës në Katar dhe u bë lojtari më i ri që luan me “luzitanët” në një turne madhor. 19-vjeçari ka zhvilluar 31 ndeshje të këtij sezoni me “shqiponjat e Lisbonës”. Me atë në fushë Benfika ka shfaqur forcë në mbrojtje, ku ka pranuar vetëm 13 gola në 23 ndeshje të kampionatit. Për të lënë të lirë futbollistin, Benfika kërkon jo më pak se 40 milionë euro. Ndërkaq, mesfushori 23-vjeçar me tipare mbrojtëse është më i lehtë për të ndryshuar fanellë, pasi për shërbimet e tij kërkohen rreth 30 milionë euro.

Klan News