Pas 9 vitesh rikthehet ndeshja speciale mes dy ekipeve kryeqytetase në “Air Albania” në orën 16:45

Turi i dytë i Kupës së Shqipërisë risjell pas 9 vitesh derbin Dinamo- Tirana. Këtë muaj, skuadrat kryeqytetase do të ndeshen mes tyre 3 herë.

Turi i dytë i Kupës së Shqipërisë do të sjellë pas 9 vitesh derbin Dinamo-Tirana.

Përballja mes tyre luhet sot në orën 16:45 në stadiumin “Air Albania”.

Në fushë do të jenë kundërshtare dy ekipe që e kanë fituar Kupën e Shqipërisë 29 herë.

Bardheblutë e kanë fituar këtë trofe në historinë e tyre 16 herë, kurse Dinamo 13.

Tirana kryesuese e kampionatit po kalon një formë mjaft të mirë, ndërsa në dy takimet e fundit mundi Partizanin e pastaj Vllazninë.

Ndërsa nëndetësja humbi sfidën e fundit në kampionat ndaj Kukësit, e Kupa e Shqipërisë është në ndër objektivat e klubit.

Tirana dhe Dinamo do të përballen brenda 15 ditëve tri herë mes tyre.

Përveç takimit të parë për një vend në çerekfinalet e Kupës, në fundjavë, bardheblutë presin blutë në takimin e javës së tetë të Superiores.

Takimi i kthimit në 1/8 e Kupës luhet më 17 Nëntor.

Klan News