Manchester United humbet në Kupën e Ligës

Manchester City fitoi derbin e parë të Kupës së Ligës. United u dorëzua në “Old Traffrod” ku u mund me rezultatin 3 – 1.

Një hap drejt finales për City e Pep Guardila që vendosi suksesin që në pjesën e parë.

Bernardo Silva, Mahrez dhe autogoli i Pereira ishin ndëshkues për Manchester United që u përgjigj vetëm me Rashford në mesin e pjesës së dytë.

Skuadrës së Ole Gunnar Solskjaaer i duhet një mrekulli në përballjen e kthimit më 29 janar në fushë kundërshtare. Një mundësi për trofe për City që është fitues në fuqi i Kupës së Ligës.

Sa për kampionatin është shumë larg nga Liverpool ka më shumë shanse në Premier League.

Tv Klan