Partizani mundet pas 5 vitesh nga bardheblutë

“Air Albania” thuajse i mbushur në limite i ka sjellë fat Tiranës që fitoi derbin e kryeqytetit. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri i portierëve Emanuel Egbo fituan 2-1 me golin e avantazhit të shënuar në kufijtë e kohës së rregullt.

Ishin bardheblutë e Tiranës që e nisën më të qartë ndeshjen duke gjetur edhe golin që në minutën e 7 të takimit. Një ish i Partizanit shënoi për Tiranën. Pas një asisti të Torasës, mesfushori nuk fali me kokë.

Vetëm 4 minuta zgjati avantazhi pasi futbollistët e Partizani insistuan me disa goditje në një aksion duke thyer portierin Ilion Lika. Jurgen Bardhi është autori i golit.

Pjesa e parë e takimit vazhdoi me Tiranën që kërkoi të shënonte sërish dhe me partizanin që ngriti lojën në mënyrë graduale.

45-minutëshi i dytë ishte më i ekuilibruar me të dy skuadrat që luajtën hapur, por ishte Tirana që kishte aksionet më të rrezikshme, që gjithsesi nuk u finalizuan në gol.

Rastin më të pastër e kishte Kobina në minutën e 73. Goditja e tij edhe pse e dobët u devijua duke u ndalur në shtyllën e djathtë të Alban Hoxhës. Ishin minutat e fundit të takimit ku Tirana sulmoi më shumë por nuk e kishte fatin me vete.

Teksa forcat e Partizanit ishin përqendruar në zonën e Tiranës, bardheblutë fituan një top dhe me kundërsulm dhe këmbëngulje arriti të thyejë Alban Hoxhën. Ishte minuta e ‘90 e takimit.

Tirana fitoi më në fund derbin e kryeqytetit, një sukses që i mungonte që prej 7 Shkurtit të vitit 2014. Në fillim të takimit, në një ceremoni të veçantë u falenderuan ekipet e urgjencës mjekësore që kontribuuan në nxjerrjen nga rrënojat të të mbijetuarve nga tërmeti.

Tv Klan