Mijëra spektatorë në stadium nuk ruajnë distancë          

Mijëra tifozë ndoqën derbin e Beogradit mes Partizanit dhe Cërvena Zvezdës mbrëmjen e së mërkurës.

Autoritetet shëndetësore kishin dhënë leje për praninë e tyre, por duke ruajtur distancën për shkak të Covid-19.

Klubi i Partizanit që fitoi edhe ndeshjen 1 – 0 për t’u kualifikuar në finalen e Kupës së Serbisë, njoftoi se ishin 15 mijë të pranishëm, ndërsa për mediat ndërkombëtare ishin 25 mijë.

Flakandanë dhe ndërprerje të ndeshjes për disa minuta duke sjellë atmosferën e zakonshme në këtë ndeshje. Partizani i Beogradit do ta luajë finalen me Vojvodinën më 24 Qershor.

Tv Klan