Ish-futbollisti i Tiranës, Rezart Dabulla, foli në “Klan News”, për derbin e kryeqytetit. Dabulla deklaroi se në kohën e tij, humbja ndaj Partizanit përjetohej si dramë.

Ish-lojtari u shpreh se në 13 vite karrierë te Tirana, humbjet numërohen me gishtat e njërës dorë.

Sipas Daullës, Tirana nuk po e vazhdon traditën, ndërsa nuk i kuresu kritikat edhe për drejtuesit aktualë.

“Unë me Tiranën kam luajtur për 13 vite dhe humbjet në derbi gjatë kësaj periudhe numërohen me gishtat e njërës dorë.

Mund të kenë qenë 5-6 derbi të humbura. Për ne ka pasur shumë rëndësi derbi. Ndoshta në kohën tonë, humbja nuk pranohej kollaj. Ishte problem ta barazoje, jo më humbje. Në vitet e fundit, Partizani ka treguar që është më i zoti për fitoret në derbi.

Për ne humbja ishte dramë e madhe për një derbi. Tifozët kërkonin fitore në derbi, kjo ishte e para, pastaj kampionati ishte i dyti dhe Kupa e treta. Tradita nuk po vazhdon. Tirana nuk është ajo që ka qenë. Ka pasur probleme të shumta, ka humbur shkëlqimi. Tirana është shpërlarë. Nuk është Tirana bardheblu, i kanë dhënë ca ngjyra të tjera. Me vendime të këqija dhe zgjedhje të këqija. Mua për këtëy më vjen keq. Tirana është klubi më i madh në Shqipëri. Ata që e kanë në pronësi, duhet t’ia dinë vlerën. Duhet t’ia ngrenë vlerën dhe jo t’ia ulin”, deklaroi Dabulla.

Ndeshja Tirana-Partizani, do të luhet të dielën duke nisur nga ora 19:00. /tvklan.al