Stërvitje intensive dhe me dyer të mbyllura. Trajneri i Partizanit i ka të gjithë lojtarët e gatshëm dhe të përqendruar për derbin me Tiranën.

Ndeshje e rëndësishme për klubin dhe tifozerinë dhe për këtë arsye trajneri Veselinoviç ka dashur të jetë në të njëjtën linjë për të mos sjellë zhgënjim në një sfidë të tillë.

Serbi pritet që t’i besojë lojtarëve më në formë të momentit. Me Qorkon në portë në mbrojtje do të rreshtohen Hadroj, Sembene, Bytyçi dhe Zguro.

Në mesfushë Taipi, Mehmeti dhe Rrapaj ndërsa sulmi me tre Zeka, Mba dhe Cara.

Edhe Bledi Shkëmbi i ka në formë futbollistët e tij. Ish-lojtari i bardhebluve shpreson që edhe të rinjtë, të jenë të frymëzuar nga kjo ndeshje për të dhënë më të mirën në ndeshje.

Para Selmanit, në mbrojtje do të vendosen Dembele, Kola dhe Mici. Haxhiu, Meta, Soler dhe Ismaili në mesfushë. Jonuzi sulmues më i tërhequr ndërsa në majë të skuadrës Abah dhe Jarmouni.

Sfida do të ketë interes mjaft të madhe nga tifozeria e kryeqytetit. Të kuqtë duan të shohin ekipin e tyre të vijojë serinë e suksesit ndërsa bardheblutë shpresojnë që të fitojnë për herë të parë pas afro dy vitesh.

Tv Klan