Teuta arrin suksesin ndaj Skënderbeut në Korçë

Dinamo dhe partizani barazuan në përballjen e parë çerekfinale mes tyre. Gjithçka u vendos në pjesën e parë të takimit. Ishin të kuqtë që shënuan të parët në mesin e pjesës së parë me Tedi Carën. Në zhvillimet e një goditjeje dënimi portieri Simoni i Dinamos nuk u tregua i kujdesshëm duke lejuar që topi ti shpëtonte nga duart. Cara përfitoi duke e dërguar në rrjetë.

Në minutat e fundit të pjesës së parë blutë fitojnë një 11-m,etërsh që u shkaktua nga ndërhyrja e gabuar e Bitrit ndaj Bardhit. Alban Hoxha e gjeti anën e goditjes së Ibraimit por nuk mundi të devijonte topin jashtë rrjetës.

Skuadrat nuk u pajtuan me këtë rezultat duke kërkuar avantazhin në pjesën e dytë por pa mundur t’ia arrinin.

Në një stadium të mbuluar nga dëbora dhe në temperatura të ulëta, Teuta arriti fitoren në  sfidën e parë çerekfinale, përballë Skënderbeut. Djemtë e detit shënuan vetëm një gol në pjesën e dytë të takimit. Autor ishte Rubin Hebaj në minutën e 61-të. Për të arritur kualifikimin korçarët duhet të fitojnë me të paktën një gol më shumë në ndeshjen e kthimit. Sfidat e kthimit për këto dy përballje do të luhen më 9 Shkurt.

Tv Klan