Derbi i Liverpool mbyllet në barazim


Derbi i Liverpool mbyllet në barazim

20:10 17/10/2020

Derbi i Liverpool përfundoi në barazim 2-2. Mes të kuqtë e Jurgen Klopp dhe Everton ishte një ndeshje spektakolare. Sfida u zhbllokua që në minutën e 3, kur Sadio Mane shënoi lehtësisht.

Everton barazoi në minutën e 19. Në pjesën e dytë Liverpool kaloi sërish në avantazh. Kësaj radhe shënoi Mouhamed Salah. Everton barazoi sërish mjaft shpejt.

2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Richarlison i Everton mori karton të kuq. Në minutat e shtesës Liverpool-it iu anulua një gol nga sistemi VAR. Me këtë pikë të fituar, Everton ruan kryesimin e Premier League me 13 pikë, tre më shumë se Liverpool.

Tv Klan





Të ngjashme