Sot në mbrëmje do të luhet derbi i Milanos për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Kjo do të jetë hera e katërt që rivalët e përjetshëm përballen në këtë sezon ku Milan ka 2 fitore, ndërsa një nga sfidat është mbyllur në barazim. Në anën tjetër Inter është më mirë në Serie A ku po lufton për titullin. Fitorja është synimi në të dy kampet.
“Inter është një skuadër shumë e fortë, por ne duam të arijmë qëllimin tonë, të fitojmë ndeshjen. Rruga më e shkurtër për në Europë, nuk duhet ta mendojmë shumë, por vetëm të fitojmë”, thekson Sergio Conceiçao, trajner i Milan.
“Synimi ishte që të arrinim në muajin Prill në garë për të gjithë trofetë. E dimë që pjesa e vështirë është tani. Ashtu si Milan duam të fitojmë edhe ne. Janë 2 ndeshje për të arritur në finale”, deklaron Simone Inzaghi, trajner i Inter.
Kristjan Asllani nuk do të jetë as në stol, pasi është i skualifikuar për shkak kartonësh. Priten rreth 65 mijë spektatorë sot në San Siro.
Ky do të jetë derbi i 242 në të gjithë aktivitetet ku Inter është në avantazh me 91 fitore, 81 janë për Milan, ndërsa 70 sfida janë mbyllur në barazim.
Tv Klan