Vllaznia pret Tiranën të shtunën në “Loro Boriçi”

Derbi i Shqipërisë është ndeshja kryesore e javës së tretë. Vllaznia kryesuese do të presë Tiranën të shtunën në stadiumin “Loro Boriçi” dhe rëndësinë e kësaj ndeshje e di edhe trajneri gjerman i shkodranëve Thomas Brdaric, por thotë se lojtarët duhet të jenë të shpenguar që të arrijnë rezultat.

“Skuadra ka besim te vetja dhe po punon fort. E dimë rëndësinë dhe jemi të përqendruar te ndeshja. Do të luajmë përballë kampionëve dhe duhet të jemi shpenguar dhe të motivuar”.

Tirana do të ketë për herë të parë Nevil Deden në stol pas largimit të Emmanuel Egbo. Te bardheblutë ka mungesa, por trajneri ka besim te lojtarët në dispozicion.

“I kemi elementët e duhur që të shkojmë në Shkodër dhe të fitojmë siç ka bërë Tirana gjithmonë”.

Partizani pas nisjes me humbje u rikthye te fitorja përballë Kukësit dhe Ilir Daja përballë Laçit do 3 pikët dhe do të mbështet te motivimi që kanë lojtarët.

“Nëse duam që të shkojmë drejt objektivit që kemi në çdo ndeshje për të marrë 3 pikët, taktika do të dalë në plan të dytë dhe motivimi e sakrifica e këtyre lojtarëve do të jenë parësore’.

Teuta do të presë Kukësin që ka mungesë në stol, pasi trajneri Skënder Gega është ende i infektuar, por me Covid-19 janë zbuluar edhe Godberg Barry Cooper e Mehdi Hetemaj. Bylis-Skënderbeu dhe Kastrioti-Apolonia janë takimet e tjera që do të luhen të shtunën.

Tv Klan