Derbi i kryeqytetit përfundoi pa gola me Tiranën që nuk thyen tabunë, pasi nuk e mund Partizanin prej 5 vitesh. Një sfidë e luftuar ajo e së premtes me një stadium të mbushur ku bardheblutë ishin më kërkues. Në pjesën e parë nuk u lejuan nga Alban Hoxha të shënonin.

Të kuqtë guxuan më tepër në fundin e pjesës së dytë, me Bruno Telushin, që goditi shtyllën. Ndeshja pati edhe vonesa, njëra prej tyre për shkak dëmtimit të Hektor Idrizajt, ndërsa tjetra prej tymueseve të hedhura nga mbështetësit e Tiranës.

Ky rezultat favorizon Kukësin që mund të shkurtojë diferencën e pikëve me Partizanin. Derbi hapi javën e 24 të Superligës.

Tv Klan