Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Interin, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Tekniku portugez deklaroi se derbi është një ndeshje e rëndësishme dhe skuadra e tij do të futet në fushë me një qëllim, për të marrë fitoren.
I pyetur për Leaon, Conceicao tha se sulmuesi është një nga më të mirët në botë sa i përket cilësive dhe talentit, por duhet të ketë qëndrueshmëri.
“Derbi është gjithmonë një ndeshje e rëndësishme. Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë. Interi është një skuadër e fortë, por ne do të futemi në fushë për të arritur atë që duam, fitoren.
Sa i përket talentit dhe cilësisë, Leao është një nga më të mirët në botë. Megjithatë duhet të evoluojë, diçka që nuk e ka bërë deri tani. Ai duhet të ketë qëndrueshmërinë, për të shënuar 20 gola në sezon, përveç asisteve.
Interi pa Lautaron? Edhe ne kemi mungesa të rëndësishme si Loftus-Cheek. Ata kanë një skuadër të madhe”, deklaroi Conceicao.
Derbi Milan-Inter do të luhet të Mërkurën (nesër), duke nisur nga ora 21:00. /tvklan.al