Ish-lojtarët: Takim që nuk parashikohet

Dikur ata e luanin përballë njëri-tjetrit derbin, në disa të tjera ishin pjesë e stafit, ndërsa tani e shikojnë nga larg takimin Tirana – Partizani. Agustin Kola dhe Perlat Musta flasin për ndeshjen më të rëndësishme të futbollit shqiptar që do të luhet të hënën në stadiumin “Air Albania”.

“Derbi nuk parashikohet”, tha Kola.

“Janë të 3 rezultatet gjithmonë në derbi”, shprehet Musta.

Si njohës të mirë të  futbollit Kola dhe Musta folën edhe për situatën aktuale të dy ekipeve.

“Shoh një organizim të mirë dhe ka ngritje nga ndeshja në ndeshje. Më pëlqen trajneri. Kam parë trajnerët e tjerë që flasin më shumë në televizion se sa në fushë, ky trajner flet në fushë”, tha ish-futbollisti Tiranës.

“Mendoj se Partizani ka qenë i motivuar, por mos arritja e fitores  ka qenë edhe çështje fati. Kampionati është shpejt, pro them që Partizani do ta kapë veten, nuk mund të them ndeshjen pasnesër se si mund të dalë”, tha ish-portieri i Partizanit.

Ata tregojnë edhe për emocionet që sjell kjo ndeshje legjendare e futbollit tonë.

“Si trajner emocionet kanë qenë më të mëdha, kur gaboja gjatë lojës e korrigjoja vetë, por kur gabon si trajner nuk po luan më këmbë e tua në fushë”, tha Kola.

“Kur je vetëm hyn në lojë shkarkohen emocionet kur futesh, kur je në stol je 90 minuta me zemër në dorë, si tifozët”, tha Musta.

Pikërisht tifozët do të jenë në numër të kufizuar për këtë derbi, pasi autoritetet lejojnë 30% të kapacitetit të stadiumit, pak më shumë se 7 mijë spektatorë.

Tv Klan