Shqipëria dhe Kosova janë në të njëjtin grup

Derbi shqiptar në kualifikueset e Botërorit të femrave 2023. Shqipëria dhe Kosova janë në Grupin F. Vajzat dardane kanë qenë në të njëjtin grup me ato kuqezi edhe në kualifikueset e botërorit të fundit.

Skuadrat e tjera në Grupin F janë Norvegjia, Belgjika, Polonia dhe Armenia. Vajzat kuqezi janë përballur edhe më parë me përfaqësuesen norvegjeze dhe atë polake. Me Norvegjinë Shqipëria ka humbjen më të thellë në histori, 11–0 më 13 Shtator të 2014 në Durrës.

Në fazën kualifikuese për Kupën e Botës së Femrave, marrin pjesë 51 skuadra, një numër rekord përfaqësimi.

Në finalet që do të luhen në Australi dhe Zelandën e Re, do të kualifikohen direkt 9 përfaqësueset e renditura të parat në grupe, ndërsa të dytat më të mira do të shkojnë në fazën play off. Ndeshjet do të nisin nga Shtatori i këtij viti deri në Shtatorin e 2022.

Tv Klan