Atalanta do të diskutojë finalen Kupës së Italisë me Lazio më 15 Maj në stadiumin “Olimpico”. Skuadra bergamaske mundi Fitorentinën me rezultatin 2 – 1 në ndeshjen e kthimit dhe tani do të shohim një derbi shqiptar.

Gjimshiti e Berisha, përballë Strakoshës. Berat Gjishtimi ishte në fushë në përballjen e së enjtes, ku pati përgjegjësi për golin e pësuar, por gjithsesi skuadra e arriti objektivin.

“Nuk e menduam fare rezultatin 3 – 3 të ndeshjes së parë, donim fitoren me çdo kusht. Pësuam gol, por mendoj se reaguam shumë mirë me cilësitë që kemi. Me shumë sakrificë dhe punë në fund e arritëm këtë objektiv.”

Atalanta që kthehet në këtë finale pas 23 vitesh, ndërsa e ka fituar vetëm 1 herë Kupën e Italisë në 1963. Lazio ka triumfuar në 6 raste në këtë turne. Këtë sezon është kthyer në një objektiv të domosdoshëm, një kusht i vendosur nga drejtuesit e klubit. Edhe në Zvicër do të ketë shqiptarë në finalen e Kupës. Basel i Taulant Xhakës do të luajë ndaj Thun më 19 Maj në Bernë.

Tv Klan