Shkëndija mund të bëjë një tjetër jap drejt titullit kampion në Maqedoninë e Veriut. Diferenca me Vardarin e vendit të dytë është 11 pikë, kur duhen edhe 6 javë nga fundit. Skuadra tetovare do të luajë derbin shqiptar me Shkupin pasditen e së shtunës. Mbrojtësi i Shkëndijes, Gledi Mici e shikon si të arritshëm suksesin në shtëpi.

“Ndeshja e radhës me Shkupin është ndeshja më e rëndësishme e sezonit pasi na duhen tre pikët dhe ta vrasim kampionatin e të vazhdojmë të qetë rrugën tonë”.

Ndërsa Shkëndija e Tetovës do të konfirmohet kampione në Maqedoninë e Veriut, Shkupi synon pjesëmarrjen në kupat e Europës. Java e 31 e Ligës së Parë do të luhet e gjitha të shtunën.

Tv Klan