Anastasios Dougas, avokati i familjes së 19-vjeçares shqiptare të zhdukur me 16 Tetor në Greqi, ka njoftuar sot se do të dorëzojë një gjykatë një padi për zhvatje dhe mashtrim. Dougas ka folur për mediat greke dhe shprehet se vëllai i 19-vjeçare ka marrë disa mesazhe nga disa persona të panjohur, që i kërkojnë 5 mijë Euro dhe ata do i lirojnë motrën.

Ai mori disa mesazhe në celularin e tij, duke i thënë që nëse do të paguante një shumë deri në 5,000 Euro, atëherë motra e tij do të kthehej në shtëpi. Sigurisht, që nga momenti i parë mesazhet iu dhanë Prokurorisë së Krimit Kibernetik për hetime të mëtejshme. Pastaj i kërkuam dërguesit të panjohur të mesazhit që të na jepte një shenjë se vajza ishte gjallë, por ai nuk ka kontaktuar më”, thotë avokati.

Më tej avokati sqaron se autoritetet po hetojnë dhe janë afër gjetjes së vajzës. “Ne i dhamë të gjitha informacionet autoriteteve. Besoj se autoritetet kompetente po kryejnë hetimin dhe janë afër gjetjes së dërguesit të mesazheve”, tha ai për Protothema.

Ndërkohë babai i Artemis, tregon se vajza para se të zhdukej ka thënë se po shkonte për një intervistë pune, por që nga ai moment nuk dihet se ku është.

Vajza ditët e fundit që doli nga shtëpia kishte veshur pantallona të zeza, këpucë të bardha, një këmishë blu të hapur me vija të bardha dhe një çantë të zezë. Prindërit e saj po bëjnë thirrje që fëmija i tyre të gjendet së shpejti dhe kushdo që ka informacione për vendndodhjen e saj të kontaktojë policinë./tvklan.al