Një burrë 60-vjeçar përfundon në spital në “Territorin Verior” pasi u kafshua në krah nga një krokodil gjatë një lundrimi në lumin Adelaide.

Zyrtarët e Ambulancës së Shën Gjonit morën një telefonatë pas incidentit të hënën dhe dërguan një ekuipazh për takim me viktimën dhe ata që e ndihmonin atë.

Por kur ekuipazhi mbërriti, ai ishte dërguar në spitalin “Palmerston” me një makinë private.

“NT Health” tha të martën se ishte në gjendje të qëndrueshme, por nuk do të japë detaje të tjera mbi natyrën e plagëve të tij. Mbeti e paqartë nëse burri ishte punëtor në lundrim apo jo.

Raportet sugjeruan se krokodili ishte tre deri në katër metra i gjatë dhe kafshimi shkaktoi një gjakderdhje të rëndë.

Në deklaratën e dhënë nga Divizioni i sigurisë në punë “NT WorkSafe thuhet : “Ndërsa nuk ka rregullore specifike në lidhje me krokodilët, krokodilët janë një grabitqarë dhe janë një rrezik i njohur në krye për të gjitha ata që operojnë në habitatin e tyre”.

Lumi Adelaide, rreth një orë larg Darvinit, është i njohur si një atraksion turistik, ku aventura e lundrimit në një vend me rrezik josh një numër të lartë turistësh./tvklan.al