Policia e Tiranës ka arrestuar një person tjetër lidhur me operacionin e zhvilluar pak ditë më parë të koduar “Shtegtimi”.

Autoritetet njoftojnë se sot është bërë arrestimi i  O. Gj., 18 vjeç. Sipas bluve të Tiranës, i riu në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, duke përfituar nga situata e pandemisë ‘’COVID-19’’, nëpërmjet kamuflimit, për t’u mundësuar udhëtarëve të ndryshëm vajtjen në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani.

Të arrestuarit kishin ngritur një skemë mashtruese ku kanë përfituar shumën 600 euro për person, duke shmangur detyrimet tatimore, si dhe kanë falsifikuar formularë të testit ‘’COVID-19’’ dhe garanci të destinacionit të vendit pritës.

Ndërkohë mësohet se po vijon puna për  arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm./tvklan.al