Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë pritet të kulmojë në tre ditët në vijim ku në, disa qytete termometri do të shënojë 40 gradë .

Temperatura ekstremisht të larta do të shënohen në Koplik, Zadrimë, Kuçovë dhe Këlcyrë. Edhe pse shpesh herë moti është shoqëruar me vranësira gjatë orëve të pasdites, sërish temperaturat kanë qëndruar në vlera të larta.

Vetëm pas fundjavës parashikohet një rënie graduale e temperaturave deri në 36 gradë celsius maksimalja dhe do të zgjasin për rreth 5 – 6 ditë për t’ia lënë vendin sërish valës së tretë të të nxehtit afrikan.

Një ditë më parë, Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve paralajmëroi se temperaturat e larta mund të provokojnë rënie të zjarreve në disa zona, ku më të rrezikuara janë sipërfaqet e pyllëzuara të Shkodrës, Dibrës, Korçës dhe Gjirokastrës.

Tv Klan