Dermaku debuton në Serie A

Posta

Dermaku debuton në Serie A

14:40 21/10/2019

Mbrojtësi: E dija që do të vinte momenti im

Kastriot Dermaku debutoi e Parma në Serie A. Mbrojtësi i Kombëtares bëri një paraqitje të mirë duke marrë edhe notën 6,5 në fitoren 5 – 1 ndaj Genoa. I sigurt në prapavijë la fushën për shkak të problemeve fizike në minutën e 75’. Dermaku u shfaq i lumtur në deklaratat e tij për gazetarët.

“Për mua është e rëndësishme të jem gati, dua të falenderoj të gjithë. E dija që do të vinte momenti im. Ishte një emocion ky debutim edhe pse në këtë moshë 27 vjeç. Jam i lumtur për këtë. Babai erdhi nga Kosova për të më parë. Dua të falenderoj edhe stafin te Kombëtarja që më dha minuta edhe pse nuk luaja te Parma.”

Kastriot Dermaku u transferua te Parma gjatë merkatos së verës, duke firmosur një marrëveshje 4-vjeçare. Një javë pozitive edhe për Armando Sadikun te Malaga. Suksesi 2 – 0 në fushën e Deportivo La Coruna u arrit edhe me ndihmën e tij. Sadiku realizoi golin e dytë që vulosi takimin. Malaga nuk fitonte një takim në Ligën e Dytë Spanjolle prej 2 muajsh.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi