Kastriot Dermaku po përfshihet në planet e disa ekipeve. Mbrojtësi shqiptar i Kozencës vëzhgohet edhe nga Beshiktashi, sipas asaj që shkruajnë mediat turke.

Një lëvizje drejt skuadrës nga Stambolli do të ishte një mundësi e mirë për 27-vjeçarin, i cili aktivizohet me Kozencën në Serinë B. Dermaku, i cili është pjesë e Kombëtares kërkohet edhe nga Bolonja.

Tv Klan