Dermatoza nodulare

, sëmundja që ka prekur qindra krerë gjedhë në zona të ndryshme të vendit dhe çoi në pezullohet tregtimi dhe shitja e mishit të lopës dhe viçave, i ka gjetur të papërgatitur autoritetet.

Ministria e Bujqësisë thotë se sëmundja u përhap me shpejtësi dhe nuk kishte kapacitete për të mbuluar vendin në kohë me vaksinim.

Vaksinat po u shpërndahen fillimisht fermave që kanë mbi 20 krerë gjedhë. Po fermerët janë të shqetësuar se nuk do të arrijnë të marrin vaksinat në kohë. Megjithëse Ministria e Bujqësisë thotë se për dëmet që do shkaktohen po sheh mundësinë e subvencionimit.

Sëmundja po kërcënon mijëra kokë gjedhë. Në total, në Shqipëri janë 265 000 gjedhë dhe shpërndarja e vaksinave fillimisht po bëhet për 25 000 krerë. Në ditët në vijim pritet të vijnë edhe 240 mijë vaksina të tjera nga BE.

Deri më tani në Shqipëri janë infektuar 185 krerë gjedhë nga

Dermatoza Nodulare

. Për të prekurit, Ministria e Bujqësisë ende nuk ka një rrugëzgjidhje.

Kjo sëmundje, që infekton gjedhët nga insektet e ka origjinën nga Afrika. Ajo nuk transmetohet tek njerëzit, por gjedhëve që preken u shkakton humbje të riprodhimit dhe të produktivitetit.

Për të parandaluar këtë sëmundje, Ministria e Bujqësisë ka ndaluar që nga 8 Korriku tregtimi dhe shitja e mishit të lopës dhe viçave dhe kjo masë do vazhdojë edhe për dy javë.

Tv Klan