Derrkuca në studio, çfarë ndodhi mes babait dhe djalit në ‘E Diela Shqiptare’

Posta

Derrkuca në studio, çfarë ndodhi mes babait dhe djalit në ‘E Diela Shqiptare’

15:01 13/10/2019

“Ky biznesi që po thua s’po më vjen mirë”

Largësia dhe udhëtimet e shpeshta të punës jashtë Shqipërisë janë bërë të lodhshme për personazhin e sotëm tek “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan.

Lavdoshi, përmes historisë së tij, tregoi fillimisht se mund të ekzistojnë marrëdhënie të mira dhe pas ndarjes me bashkëshorten dhe se jo domosdoshmërisht duhet të ketë hatërmbetje dhe grindje. Ai sot është i divorcuar por ka një marrëdhënie të mirë me ish-bashkëshorten dhe gëzon një respekt të madh për të. Lavdoshi është njëkohësisht dhe babai i dy fëmijëve.

 Ardit Gjebrea-Pse u ndave nga gruaja?

Lavdoshi-Mopërputhje karakteri. Nisi në 2011 si lidhje dhe në 2012 u martuam.

Ardit Gjebrea-Bëtë edhe fëmijë?

Lavdoshi-Po erdhi djali dhe pas lindjes së tij filluan edhe debatet, mospërputhje karakteri, grindje të vogla me pak fjalë, por 6 vitet e tjera shkuan edhe më të mëdha.

Ardit Gjebrea-Sa fëmijë keni?

Lavdoshi-2 fëmijë. Vajzë dhe djalë.

Ardit Gjebrea-Me kë qëndrojnë ata?

Lavdoshi-Me mamin tim dhe babin.

Ardit Gjebrea-Si ka mundësi që nuk i ka gruaja?

Lavdoshi-Sepse ne në fakt kemi marrëdhënia dhe relata shumë të mira pavarësisht zgjidhjes që i dhamë martesës. Edhe sot e kësaj dite, marrëdhëniet me bashkëshorten i kam shumë të mira dhe e falenderoj, se fundja ajo më bëri baba. Ne vendosëm që për fëmijët të kujdesesha unë sepse varet edhe nga kushtet por edhe afrimiteti që kam patur më tepër me fëmijët.

Lavdoshi tregon se babai i tij nuk ka qenë dakord që ai të martohej aq shpejt me ish-bashkëshorten. Sipas tij duhet ta njihte dhe disa vite më shumë por ai nuk e dëgjoi. Në fakt, ky nuk ka qenë rasti i vetëm kur ai nuk e ka dëgjuar babain dhe që sot është penduar.

Në të kaluarën, ai ka hapur një biznes për bagëtitë e imëta, delet, por dështoi. Me ndihmën e prindërve arriti të shlyente kredinë. Pavarësisht kësaj, ai nuk u dorëzua dhe mendoi që të merrej me mirërritjen e derrave por që sërish nuk i eci sepse nuk kishte vendin e përshtatshëm.

Por sot, ai mendon se i ka krijuar kushtet e përshtatshme për ngritjen e një biznesi të tillë, por babai i tij nuk e do diçka të tillë.

Për këtë arsye ai ka ftuar në studion e “Një mesazh për ty”, babain për të kërkuar aprovimin e tij për fermën që dëshiron të hapë.

Ardit Gjebrea dhe Lavdoshi menduan t’i bëjnë babait të tij një surprizë duke i sjellë në studio derrkuca. 

Bajrami-Nuk trembem, jo.

Lavdoshi- Babi, të gënjeva që të thashë jam në Itali, se doja të të bëja një surprizë. Nëse nuk të duket e bukur të kërkoj ndjesë. Kam ardhur për të dhënë një mesazh falenderimi ty dhe mamit, për çdo gjë që kam gabuar në jetë dhe nuk të kam dëgjuar. Të jap fjalën dhe do të bëj premtimin se nga sot e tutje do të dëgjoj çdo gjë, që është për të mirën time, kur ti më këshillon dhe jo të veproj me kokën time, siç kam bërë herët e tjera. Të them faleminderit që më ke dalë në krahë për 32 vite. Edhe sot, që jam i divorcuar dhe me dy fëmijë, ti nuk më braktis. Prapë më jep mbështetje dhe dashuri që s’më ka munguar asnjëherë nga ty. Ju dua shumë ty dhe mamin.

Ardit Gjebrea- Tani ka dhe një kërkesë për ty.

Bajrami-Urdhëro!

Lavdoshi- Siç e di unë punoj jashtë shtetit dhe dy ditë jam në Shqipëri dhe 5 ditë jashtë. Jam i lodhur nga kjo jetë. Dua pak qetësi, dashuri, ngrohtësi  në ambientin familjar, domethënë të jem i përkushtuar ndaj shtëpisë dhe të jem në orare në darkë në shtëpi. Dua ta lë punën, por dua ta diskutoj me ty je apo jo dakord. Unë kam menduar të krijoj një minifermë të vogël dhe të punojmë të dy. Nuk e di, si të duket si ide, e mirë apo e keqe është?

Bajrami- Dëgjo Lavdosh, unë të përgëzoj që ti më solle këtu më falenderove. Ti nuk ke gabuar asnjëherë për mua. Jeta është kjo që është. Ka malore dhe fushore, por ne i kemi kaluar së bashku. Ky biznesi që po thua s’po më vjen mirë.

Lavdoshi-Do bëj si të thuash ti, po the ok unë jam në krah, nuk je dakord unë do shkoj tek autobuzi.

Bajrami- Do punë dhe do kapital që të eci.

Ardit Gjebrea-Bajram çfarë do ishte më e mirë për Lavdoshin tënd?

Bajrami-Aty ku është e bën mirë atë punë dhe s’do ketë këto telashe. Mua s’ma ka qejfi.

Lavdoshi-Mirë, në rregull, s’ta ka qejfi. I vure vulën, unë do vazhdoj profesionin tim që bëj. Do heq përfundimisht dorë nga gicat. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT