Trajneri i Francës dhe kapiteni Lloris parashikojnë një sfidë të vështirë ndaj nordikëve

Franca do të kërkojë fitoren e dytë në Katar 2022 në sfidën e së shtunës kundër Danimarkës.  Kampionët në fuqi të botës mundën në takimin e parë në Grupin D Australinë 4-1, por trajneri Didier Deshmaps shprehet se në këtë përballje, skuadra e tij duhet që të ketë kujdes.

“Lë Ble” sigurojnë vendin e parë në Grupin D nëse fitojnë dhe sfida tjetër Tunizi-Australi përfundon në barazim.  Danezët që barazuan pa gola në sfidën e parë ndaj rivalëve tunizianë, e kanë mundur Francën dy herë në Ligën e Kombeve.

 “E kam thënë disa herë se ata nënvlerësohen si ekip. Po flasim vetëm për një periudhë katër mujore, nuk po flasim për një periudhë të gjatë, nga qershori në Shtator, ku na mundën dy herë dhe na e bënë jetën shumë të vështirë. Ta shmangim këtë në sfidën e radhës. Këtu nuk bëhet fjalë për hakmarrje. I njohim danezët dhe ata na njohin. Ata kanë ndryshime të vogla”, ka thënë trajneri i Francës Didier Deschamps.

Kapiteni Hugo Loris ishte në fushë në takimin e Qershorit në “Stade de France” dhe shprehet se rivalët mund të fitojnë ndaj çdo ekipi.

Ai shton se “Lë ble” do të japin më të mirën në fushë, pasi e dinë se kjo është një sfidë vendimtare për kualifikimin.

Klan News