Një 104-vjeçare ka habitur stafin e kujdesit mjekësor në Bristol, i cili i kërkoi banorëve të plotësonin një formular ku pyeteshin për ‘dëshirat’ e tyre. Anne Brokenbrow, e cila jetonte në një shtëpi të moshuarish ka thënë se dëshironte të arrestohej edhe pse nuk e ka shkelur kurrë ligjin.

Ekipet lokale të policisë në Stoke kanë thënë se do të plotësojnë dëshirën e të moshuarës dhe ajo do të futet në paraburgim për herë të parë javën e ardhshme.

Kjo nuk është hera e parë që shoqata të ndryshme marrin iniciativa për të kryer aktivitete bamirësie ndaj njerëzve të moshuar.

Dëshirat e të moshuarve të tjerë ishin: Të drejtonin një makinë Rolls Royce, të vizitonin një klub motorik, dhe disa prej tyre kërkonin masazhe për duart./tvklan.al