“Dëshira e këngëtarit është të jetë gjithnjë pranë publikut”

Posta

“Dëshira e këngëtarit është të jetë gjithnjë pranë publikut”

19:58 24/09/2019

Ai ka qenë një ndër këngëtarët e njohur të festivaleve të viteve `70-`80. Numëron dhjetra këngë të suksesshme dhe të dashura për publikun e atyre viteve. Më pas ai shkëputet nga muzika dhe merret me biznes, duke krijuar një jetë të re në New York dhe më pas në Florida.

Bëhet fjalë pikërisht për këngëtarin Pëllumb Elmazi, i cili vazhdon të jetojë në Florida, por rikthehet çdo vit në Shqipëri. Pasioni për muzikën e ka shoqëruar gjatë këtyre viteve duke kompozuar shpesh këngë. Sot i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, rrëfeu për jetën e tij të re larg Shqipërisë dhe pasionin për këngën.

“I kujtoj me nostalgji festivalet e viteve ‘70-‘80. U bënë gati 20 e ca vite që jam larguar nga Shqipëria. Kam jetuar në New York për 18 vite dhe kam 5 vite që jetoj në Florida. Më merr malli shpesh për ato vite kur kam qenë në Shqipëri, kanë qenë vite të bukura për brezin tonë. Kemi qenë në ato vite shokë shumë të mirë me njëri-tjetrin. Kam marrë pjesë në aktivitete dhe koncerte të ndryshme dhe ruaj kujtime shumë të bukura. Në atë kohë gjithçka ishte e kontrolluar, këngët nuk ishin zgjedhje tonat. Ne duhej t’i këndonim arritjeve, aksionit. Por festivalet në atë kohë ishin live dhe kishte tension të madh. Dëshira e këngëtarit është të jetë gjithnjë pranë publikut, unë edhe sot kam dëshirë të këndoj”, tregoi Pëllumb Elmazi./tvklan.al


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT