Dëshira për t’u bërë i famshëm në rrjetet sociale, duket se ka shtyrë një 18-vjeçar të vrasë fqinjin e tij. Sipas asaj që raportohet në mediat amerikane, i riu, Zachary Latham ka goditur me thikë 51-vjeçarin, William Durham duke e lënë të vdekur në vend.

Gjithçka është filmuar nga një kamera amatore e mbajtur nga e dashura e të riut dhe është shpërndarë në rrjetin social “TikTok” të menaxhuar nga 18-vjeçari.

Në video shihet teksa Durham i afrohet makinës së agresorit, i cili e paralajmëron se ka në dorë një thikë dhe nuk nguron ta godasë. Plagët i sollën vdekjen, ndërkohë që prokuroria ka nisur një hetim rreth kësaj ngjarjeje.

Mosmarrëveshjet mes tyre lindën 2 vite më parë dhe pothuajse çdo konfrontim mes tyre është regjistruar me video dhe është shpërndarë në rrjetet sociale.

Në Prill, ai filmoi veten duke u përballur me gruan e Durhamit, Catherine, duke marrë 3.1 milionë shikime në TikTok. Kjo ka rritur dyshimet që sulmi të ketë qenë i stisur nga ana e Latham, me qëllimin e vetëm për t’u bërë i famshëm në rrjetet sociale. Ai pritet të dalë në gjykatëku do të përballet me akuzat e vrasjes me paramendim.

Klan Plus