Dëshira për të fryrë buzët përfundon keq

Dëshira për të fryrë buzët përfundon keq

15:15 16/02/2020

Një 25-vjeçare, nënë e një fëmije, frikësohet se mund të verbohet pasi nga dëshira e madhe për të fryrë buzët, filleri i shkaktoi ënjtje dhe qelb.   

Jessica Myott u detyrua të shkonte në spital pasi nga dhimbjet nuk hante e as pinte dot. Ajo mendonte më të keqen kur infeksioni u shpërnda edhe në sy.  Gjithçka ndodhi pasi ajo kishte përdorur një filler, të cilin e kishte parë në një reklamë në Instagram.

Për shkak të gjendjes së rëndë Myott ra nga pesha 6 kilogramë. Si kompensim, kompania që i bëri fillerin i dha 2.500 paund.

“Mu desh të kaloj katër ditë në spital. Tashmë vuaj nga sulmet e panikut, ndërkohë që pjesë e sipërme e buzës do të qëndrojë përgjithmonë e mpirë”, tregoi ajo për mediat. /tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi