“Dëshirojnë të dërgojnë në burg fytyrat e UÇK-së për një marrëveshje me Serbinë”



“Dëshirojnë të dërgojnë në burg fytyrat e UÇK-së për një marrëveshje me Serbinë”

22:47 29/06/2020

Analisti dhe gazetari nga Kosova, Baton Haxhiu, tha mbrëmjen e së hënës në “Opinion” se në një pjesë në perëndim dhe në Rusi ka një brerje ndërgjegje për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në luftën e Kosovës dhe se dëshirojnë të burgosin fytyrat ushtarake të UÇK-së për një marrëveshje me Serbinë.

Baton Haxhiu: Unë mendoj sot se edhe rusët, edhe europianët edhe një pjesë e administratës Obama kanë një brerje të ndërgjegjes, ose demokratëve, për shkak të ndërhyrjes dhe nëse duan marrëveshje me Serbinë, dëshirojnë që të gjitha fytyrat ushtarake të UÇK-së t’i dërgojnë në burg…Unë mendoj se ndoshta kushti kryesor për njohjen e Kosovës është edhe ky fakt i cili…

Blendi Fevziu: Kusht serb, underground po thoni ju në negociata?

Baton Haxhiu: Unë mendoj se është njëfarë përkëdhelje e Serbisë që nëse dëshirohet të njihet Kosova Vuçiç do t’ju thotë ‘unë i dërgova bashkë me europianët dhe amerikanët UÇK-në në burg, dhe tani jam i detyruar ta njoh Kosovën’. Nuk shoh asnjë fakt tjetër, asnjë gjykim apo arsyetim moral a politik, sepse çuarja në burg e Hashim Thacit, i cili ka lexuar deklaratën e Pavarësisë bashkë me Jakup Krasniqin, bashkë me Fatmir Sejdiun. Atëherë unë po ju them, se nëse Thaçi shkon në burg, atëherë kuptimi, narracioni për luftën dhe lirinë, se NATO ka ndërhyrë për të mbrojtur qytetarët, është i diskutueshëm… /tvklan.al



Të ngjashme