Dëshmi nga fundi i Pompeit



Dëshmi nga fundi i Pompeit

21:12 21/11/2020

Arkeologët zbulojnë skeletet e paprekura të dy burra nën hirin e vullkanit

Zbulohen në Pompei dy trupa të paprekur që nga shpërthimi i vullkanit Vezuv në vitin 79. Është një burrë i rangut të lartë rreth të 40-ve dhe skllavi i tij, më i ri në moshë, dhe trupat e tyre kanë mbetur të paprekur, duke treguar momentin e vdekjes.

Kjo është hera e parë pas 150 vitesh që bëhet një zbulim i tillë me trupa të plotë në sitin arkeologjik të Pompeit, ku gërmimet e reja kanë nisur në vitin 2017.

Në të njëjtin vend 2 vjet më parë u gjetën edhe mbetjet e tre kuajve, njëri prej të cilëve me zbukurime të rafinuara, gjë që tregon se i përkiste një padroni që mund të kishte një pozicion mjaft të lartë në shoqërinë e asaj periudhe.

Dhe kjo rezidencë është e njëjta ku pak kohë më parë doli në pah afresku i shkëlqyer, me një lule të madhe të bardhë,  që zbukuronte muret  së bashku me mozaikë të tjerë të realizuar me mjeshtëri të madhe artistike, të krijuar rreth 2000 vjet më parë e që i kanë rezistuar kohës e vullkanit.

Nga analizat e deritanishme ekspertët mendojnë se moment fatal i dy njerëzve të gjetur, mund të ketë qenë mëngjesi i 25 Gushtit të vitit 79, që shënon sipas historianëve, ditën e dytë të shpërthimit, ditë e cila ishte ajo më fatalja që I dha fund qytetit të Pompeit.

Klan Plus




Të ngjashme